Kampionit evropian në bodybuilding nuk i njihet medalja
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Kampionatin Evropian të Bodybuildingut, që u mbajt së fundmi në Spanjë, Kosovës i erdhi një medalje e artë dhe një e argjendtë. Kushtrim Bajraktaraj u shpall kampion i Evropës, kurse Betim Krasniqi nënkampion në kategorinë deri në 75 kilogramë. Mirëpo, shpërblimi që pason nga shteti për arritje të tilla, të dy sportistët nuk do t’i gëzojnë.

I lumtur me suksesin e arritur në shtetin që nuk e njeh Kosovën, shprehet Bajraktaraj, i cili thotë se përtej kësaj, ai i ka sjellur edhe dy medalje të tjera të arta vendit vetëm brenda një muaji, derisa numëron 16 tituj ndërkombëtar në bodybuilding.

https://kosovapress.com/admin/bajraktaraj-shpallet-kampion-i-evropes-ne-bodybuilding/

Mirëpo, për shkak të legjislacionit kosovar medalja e Bajraktarajt nuk njihet nga shteti, e rrjedhimisht nuk i takon shpërblimi. Kjo për shkak të minimumit të pjesëmarrësve që kërkohet të jenë në garë.

Bajraktaraj thotë se ndihet i zhgënjyer pasi pjesëmarrja ose jo e shteteve apo e garuesve nuk është në dorën e tij.

“Tani me këtë medalje, kuptova që ka edhe nën ligje, që me të vërtetë është nënçmuese ose nuk di si ta quaj. Në qoftë se një sportist sjellë një medalje dhe shtetit thotë ‘jo kjo medalje nuk njihet sepse janë do ligje që duhet të ketë minimum 8 garues ose minimum 20 shtete’. Sportisti shkon në një kampionat evropian që ta fitojë garën dhe ai i dalin 20 apo 50 garues, ai i dalin 8 garues, sportisti nuk ka faj”, thekson Bajraktaraj.

Përveç Bajraktarajt, me medalje në Spanjë u stolisën edhe Betim Krasniqi si nënkampion i Evropës dhe Granit Kuleta, që mori pozitën e gjashtë na kategorinë deri 95 kilogramë.

Të dy thonë për KosovaPress se ndihen krenarë që po e përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare duke fituar medalje elitare.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Më 8 maj, Kushtrim Bajraktaraj u shpall kampion i Evropës në kategorinë -85 kg të Kampionatit Evropian në bodybuilding dhe fitness, që u mbajt në Santa Sussana të Spanjës.

Sukses të madh arriti edhe Betim Krasniqi, që u shpall nënkampion, në kategorinë -75 kg, raporton KosovaPress.

Pranë medaljes ishin edhe Flamur Rexhaj, që doli i katërti në -100 kg, ndërsa Granit Kuleta i gjashti në -95 kg./A.Bytyçi

https://kosovapress.com/admin/bodybuilderi-kosovar-fiton-medaljen-e-arte-ne-kampionatin-ballkanik/
https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bpas-suksesit-ne-evropian-ekipi-i-bodybuildingut-takohet-me-drejtuesit-e-kok-ut/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024