Pjesa e parë: Benfica 3:0 Inter, Reali e Arsenali në epërsi
Lexohet për: 1 min.
20-P1 LK
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në gjashtë ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Ligën e Kampionëve, ku kemi rezultate befasuese dhe tejet interesante.

Pas 45 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Da Luz”, Benfica po avancon 3:0 kundër Interit, me ndihmën e hat-trickut të Joao Marios (minuta e 5’, 13’ dhe 34’), raporton KosovaPress.

Po ashtu, në epërsi gjenden edhe Arsenali e Reali, kurse Bayern Munichu po barazon pa gola me Copenhagen.

Arsenali po e shkatërron Lensin 5:0, me golat e shënuar nga Kai Havertz (minuta e 13’), Jesus (minuta e 21’), Saka (minuta e 23’), Martinelli (minuta e 27’) dhe Odegaard (minuta e 45+1’).

Ndërkaq, Real Madridi shkon në pushim në epërsi 2:1 kundër Napolit. Për madrilenët golashënues ishin Rodrygo (minuta e 11’) dhe Bellingham (minuta e 22’), kurse te Napoli golin e vetëm deri tani e shënoi Giovanni Simeone (minuta e 9’).

Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024