Pjesa e parë: Baras mes Ballkanit e Gjilanit, njëjtë mes Malishevës e Feronikelit ‘74
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet interesante që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani po barazon 1:1 me Gjilanin, raporton KosovaPress.

Edvin Kuc shënoi për ta kaluar Ballkanin në epërsi prej 1:0 në minutën e 19’, kurse Elvedin Heric barazoi shifrat në 1:1 për Gjilanin në minutën e 45’.

Ndërkaq, baras mbyllet pjesa e parë edhe mes Malishevës e Feronikelit ’74, respektivisht pa gola 0:0.

Pjesa e parë:

Malisheva 0:0 Feronikeli ‘74

Ballkani 1:1 Gjilani

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024