Pishë- Poro, destinacioni i rreth 205 mijë turistëve
Lexohet për: 1 min.
poro
2 vite më parë
Linku u kopjua

Plazhi i Pishë-Poros në Fier ka shënuar një fluks të lartë turistësh vendas e të huaj gatë këtij viti.

Me rreth 9.5 km vijë bregdetare ky plazh ofron për pushuesit plazhe ranore dhe pyllin me pisha të buta.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Fier, Ardian Koçi tha për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-gusht ku plazh u frekuentua nga 204 900 turistë, nga të cilët 194 100 vendas dhe 10 800 të huaj”.

“Muaji gusht shënoi edhe fluksin më të lartë të pushuesve, ku konkretisht u frekuentua nga 96 600 vendas dhe 6 700 të huaj”, tha Koçi.

E shtrirë mes derdhjes së lumit të Vjosës e deri në Zvërnec të Vlorës, Pishë- Poro ofron një vijë bregdetare shumë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit familjar.

Pishë- Poro është shpallur zonë e mbrojtur e kategorisë IV ndërsa njihet si një zonë e pyjeve të pishës mesdhetare.

Në ujërat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rrezikuar lundërza, si dhe peshqit migratore (troftat). Pishë-Poro mbetet po ashtu një zonë e rëndësishme për shpendët. /ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025