Legjenda italiane, Andrea Pirlo ka zbuluar se ai kishte nënshkruar një kontratë me Real Madridin në vitin 2006 pas skandalit të Calciopolit, ndërsa Pep Guardiola e thirri atë te Barcelona disa vite më vonë.
Ish-mesfushori i Milanit dhe Juventusit e konfirmoi këtë gjë në një intervistë për Radio Serie A, ku tha se kishte shkruar një kontratë pesë vjeçare me Realin në vitin 2006, vetëm disa javë pasi që fitoi Kupën e Botës me Italinë, raporton KosovaPress.
“Kur mbërrita për parasezonin e Milanit, ata na thanë se do të luanim në Serie A me një zbritje pikësh, nuk isha i sigurt sepse kisha vendosur të shkoja te Real Madridi, por duke u kthyer në Milanello takova Adriano Gallianin dhe agjenti im dhe ne ramë dakord për të vazhduar aventurën. Galliani e hodhi kontratën në tavolinë dhe na tha të vendosnim shifrat, pas disa ditësh e firmosëm”, tha Pirlo.
Nuk ishte hera e vetme që Pirlo mund të transferohej në Spanjë pasi Barcelona gjithashtu u përpoq ta transferonte atë disa vite më vonë.
Pirlo zbuloi se ai foli me Pep Guardiolën brenda zyrës së tij pas ndeshjes.
“Kishte një shans që Milani të nënshkruante me Ibrën dhe Guardiola e pyeti nëse isha në dispozicion për t'iu bashkuar tij te Barcelona. Ne folëm për një kohë në zyrën e tij, por më pas erdhi Ibra dhe qëndrova gjithashtu në Milano
Nëse Pirlo do të kalonte në “Camp Nou”, katalanasit do të luanin me Xavi, Andres Iniesta dhe Pirlon në mesfushë.