Piramidat e Gizës do të shndërrohen në arenë boksi për sfidën historike të Usyk
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Piramidat e Gizës do të shndërrohen në arenë boksi për sfidën historike të Usyk
box
04/03/2026 - 16:43
Linku u kopjua

Kampioni i botës në peshat e rënda, Oleksandr Usyk, do të zhvillojë një mbrojtje vullnetare të titullit të tij WBC më 23 maj, në një prej skenave më të jashtëzakonshme në historinë e sportit: para Piramidave të Gizës në Egjipt.

Kundërshtari i tij do të jetë ish-kampioni i kikboksit, Rico Verhoeven, në një përballje që ka marrë miratimin e presidentit të WBC, Mauricio Sulaiman.

Sipas Daily Mail, ky event synon të bashkojë sportin elitar me trashëgiminë antike, duke ndjekur modelin e suksesshëm të koncertit të DJ Tiesto në të njëjtin vend, ku "platforma e unazës së boksit do të jetë tërësisht e lëvizshme dhe e montuar mbi tokë pa dëmtuar sipërfaqen e shkretëtirës apo arkeologjinë e groposur poshtë saj".

Për të garantuar sigurinë e strukturave mijëvjeçare, organizatorët do të përdorin sensorë dridhjeje në kohë reale dhe një sistem zëri "të sigurt për trashëgiminë", i cili drejton frekuencat larg piramidave.

Ndërsa Usyk po përgatitet për këtë kapitull unik përpara se të përballet me sfidantin e detyrueshëm Agit Kabayel, raportimi thekson se "për organizatorët, ky do të jetë më shumë se thjesht një metch; do të jetë një ngjarje globale, e krijuar për të bashkuar sportin e dyluftimeve me një nga sfondet më ikonike në Tokë".

Plani i aksesit për publikun pritet të jetë i nivelit të lartë, duke përfshirë zona VIP dhe ndriçim dramatik të përshtatur për audiencën globale televizive.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026