Abdixhiku pas ndeshjes Kosovë-Turqi: Kemi me ja dalë një ditë
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Abdixhiku pas ndeshjes Kosovë-Turqi: Kemi me ja dalë një ditë
abdixhiku
31/03/2026 - 23:23
Linku u kopjua

Lumir Abdixhiku ka reaguar me një mesazh emocional pas ndeshjes së Kombëtares së Kosovës, duke falënderuar lojtarët për emocionet dhe krenarinë që i dhuruan vendit.

Në reagimin e tij publik, Abdixhiku theksoi se skuadra i bëri qytetarët të besojnë sërish dhe u dhuroi “ëndrrat më të bukura” për disa çaste, duke bashkuar të gjithë përtej dallimeve nën një ndjenjë të vetme, krenarinë kombëtare.

Ndërkohë vlerësoi gjithashtu dinjitetin që futbollistët i dhanë fanellës së Kosovës, emocionet e forta që krijuan dhe shpresën që, sipas tij, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Faleminderit për dinjitetin që i dhatë kësaj fanele, për emocionet që s’shuhen dhe për shpresën që mbetet tutje. Ishim aq afër shqipe! Kemi me ja dalë një ditë. Krenar me djemtë tanë” - shkroi Abdixhiku.

Kosova pësoi humbje nga Turqia, me rezultat 1-0, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 20:45.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026