Petrit Ajeti edhe pesë vjet të tjera në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Petrit Ajeti edhe pesë vjet të tjera në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kurti haxhiu AKI
14/04/2026 - 17:10
Linku u kopjua

Iu vazhdua mandati Petrit Ajetit në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.

Lajmin e konfirmoi ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.

Ajo bëri të ditur se e nënshkruan këtë vendim së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

“Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë.

Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar”,

Gjatë periudhës së fundit, Kosova ka shënuar përmirësim të situatës së sigurisë në nivel nacional, ku një rol kyç i atribuohet punës së AKI-së në identifikimin dhe neutralizimin e kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme.

AKI ka arritur disa suksese, përfshirë arrestimet për spiunazh dhe parandalimin e veprimeve që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit.

Kontributi i këtij institucioni konsiderohet jetik në rastet që lidhen me zhvillime të ndjeshme të sigurisë, përfshirë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe në Ibër Lepenc - kur u sulmua infrastruktura kritike, si dhe në zbulimin dhe goditjen e strukturave terroriste, ilegale dhe kriminale të ndërlidhura me Serbinë.

Një dimension i rëndësishëm mbetet edhe fuqizimi i bashkëpunimit vendor dhe ndërkombëtar, ku AKI ka thelluar koordinimin me partnerët rajonalë dhe ata strategjikë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në sigurinë rajonale dhe më gjerë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë.

/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026