Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan–Kamenicë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pesë të lënduar në një aksident në rrugën Gjilan–Kamenicë
aksident TRAFIKU1234
25/05/2026 - 19:11
Linku u kopjua

Pesë persona janë lënduar nga një aksident sot në fshatin Kemtoc, në rrugën Gjilan – Kamenicë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Katër prej të lënduarve janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Gjilanit, ndërsa njëri është transferuar për në QKUK.

Ju njoftoj se sot me 25.05.2026, rreth orës 15:50 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Gjilan- Kamenicë në dalje të fshatit Kemtoc Komuna Gjilan. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dalë në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy (2)  veturave, ku pesë( 5 ), persona kane marrë lendime trupore, të cilët me Ndihmën e Shpejtë janë dërguar në Emergjencën e spitalit Rajonal në Gjilan, ku më pas njëri prej tyre transferohet në QKUK, për trajtim të mëtejme, ndërsa katër të tjerët lirohen”, tha Hashani.

Aktualisht, Policia e Kosovës është duke i hetuat shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026