Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll arrin sot në Kosovë
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 orë më parë
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i ri i Kosovës në basketboll, Jean-Denys Choulet vjen sot në Kosovë. Ai fillimisht do të takohet me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe më pas do të njoftohet me stafin e FBK-së.

Jean-Denys Choulet gjatë fundjavës do t’i përcjell ndeshjet e javës së nëntë të ProCredit Superligës, për të parë formën e lojtarëve. Ai të hënën në një konferencë për media do të shpalos planet dhe synimet e tij me Dardanët.

Ndërkohë, më 12 nëntor, do të mbahet grumbullimi i parë i Kosovës. Dardanët në muajin nëntor do të zhvillojnë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshen me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.

Takimet zhvillohet në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

Jean-Denys Choulet ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024