Përvjetori i vdekjes së Marigo Pozios
Lexohet për: 1 min.
laaa-810x540-1
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Marigo Pozio (mbiemri i vajzërisë Poçi), lindi në Hoçisht të Korçës më 1878 dhe u vendos në Vlorë më 1904.

Punoi për zhvillimin e ndërgjegjes kombëtare dhe mbështeti shkollat shqipe të kohës. Ishte anëtare e klubit "Labëria" dhe aktiviste e gjallë, duke kontribuar edhe në organizimin e orkestrës së klubit.

Më 1914 organizoi shoqërinë e parë të grave në qytetin e Vlorës, të cilën e riorganizoi më 1921 nën emrin "Shpresa Kombëtare", duke nxjerrë dhe drejtuar gazetën me të njëjtën emër.

Pavarësisht burimeve të ndryshme lidhur me rolin e Marigo Pozios në përgatitjen e flamurit që u ngrit më 28 nëntor 1912 në Vlorë, asaj i atribuohet merita e qëndisjes së atij flamuri të parë.

Qëndisjen e flamujve me shkabën dykrenore e vijoi edhe më pas, duke marrë dhe emrin "Zonja e flamujve". Ndërroi jetë në Tiranë më 23 gusht 1932.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024