Inspektorati i Punës u bë me sistem elektronik për menaxhimin e rasteve. Ky projekt u realizua nga Inspektorati Qendror i Punës, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Punës.
Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se ky është një investim për sigurinë dhe dinjitetin e çdo punëtori në Kosovë.
Ndërsa, koordinatori i Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Kosovë, Blerim Murtezi, njoftoi më në detaje se çfarë do të shërbejë ky sistem.
"Partneriteti ynë me Inspektoratin e Punës është i gjatë dhe i suksesshëm dhe unë mendoj se do të vijë me mjaft mbështetje ndaj reformave. Dhe kjo më bën të besoj se ne kemi mundësi, që do të thotë edhe inspektorët, që të kryejnë gjithë procesin direkt në terren përmes tabletave. Nga evidentimi i shkeljeve deri te raportimi dhe gjenerimi automatik i procesverbaleve dhe statistikave. Me fjalë të tjera, kjo nënkupton më pak kohë në administratë dhe shumë më shumë kohë në terren. Më pak burokraci dhe shumë më shumë fokus në sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve", tha Murtezi.“Sot shënohet një hap shumë i rëndësishëm përpara në modernizimin institucional të Kosovës. Sistemi elektronik për menaxhimin e rasteve të Inspektoratit të Punës është më shumë se thjesht një inovacion teknik, ai gjithashtu pasqyron një përkushtim më të gjerë për forcimin e institucioneve publike, përmirësimin e llogaridhënies dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët dhe për bizneset”, tha O'Malley.
Ky sistem u cilësua edhe si shembull që të aplikohet edhe tek ministritë dhe inspektoratet e tyre.