Përurohet salla e edukatës fizike në Mazgit të Obiliqit
Lexohet për: 2 min.
371088743_312822848315600_2332187628659197290_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas përurimit të sallës të edukatës fizike në shkollën “Abdurrahim Gërguri” në Dradhishtë të Obiliqit, u përurua edhe salla e edukatës fizike në shkollën “Ibrahim Rugova” në Mazgit të poshtëm të po kësaj komune.

Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, tha se ky projekt i ka kushtuar komunës 1 milionë e 100 mijë euro. Ai theksoi se Komuna e Obiliqit është në drejtim të plotësimit të infrastrukturës shkollore.

“Janë shumë të domosdoshme. Ne tani jemi në drejtim të plotësimit të infrastrukturës shkollore e në këtë rast me sallat e edukatës fizike në shkollat “Abdurrahman Gërguri” dhe “Ibrahim Rugova”.

“Projekti ka kushtuar rreth 1 milionë e 100 mijë euro, e tani nxënësit e këtyre lokaliteteve e kanë një mundësi më të madhe sepse edhe pjesën sportive e kanë të plotësuar”, u shpreh Gashi.

Gjithashtu ai pati një kërkesë për nxënësit e këtyre shkollave, duke thënë që ata t’i ruajnë që të mos dëmtohen sepse po krijohen me vështirësi.

“Prindërit e juaj janë ata që kanë besimin tek ne e ne po e kthejmë atë me punë. Kam vetëm një porosi ta ruajmë të gjithë së bashku që mos ta dëmtojmë sepse me vështirësi ne po e krijojmë” tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024