Përurohet objekti i ri i ATK-së në Mitrovicë, Kurti: Shërbime për të gjithë qytetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përurohet objekti i ri i ATK-së në Mitrovicë, Kurti: Shërbime për të gjithë qytetarët
foto albini tu e pre shiritin
08/04/2026 - 12:38
Linku u kopjua

Është përuruar objekti i ri i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Mitrovicë, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se objekti i ri ofron kushte moderne pune dhe do të shërbejë për qytetarët e gjithë rajonit të Mitrovicës.

Drejtori i ATK-së, Mentor Hyseni, e cilësoi këtë investim si të rëndësishëm për bizneset në rajon.

Është ngjarje e rëndësishme sidomos për qytetarët e Mitrovicës të cilët ushtrojnë veprimtari biznesore edhe në këtë pjesë që të marrin shërbime sikurse të gjithë bizneset që marrin në të gjithë Kosovën. Unë e kisha shfrytëzuar rastin që të falënderojë Ministrin e Punëve të Brendshme, Ministrin e Financave për këtë iniciativë dhe punë të shpejt që janë bërë jashtëzakonisht në kohë rekord dhe me cilësi të lartë siç e pamë brenda”, tha Hyseni.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, tha se ky është një tjetër hap në përmirësimin e shërbimeve publike.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026