Përurohet nënstacioni policor në Junakë të Zveçanit, Haxhiu: Kjo rrit sigurinë dhe fuqizon sovranitetin
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përurohet nënstacioni policor në Junakë të Zveçanit, Haxhiu: Kjo rrit sigurinë dhe fuqizon sovranitetin
haxhiu, nenstacioni1234
21/05/2026 - 17:27
Linku u kopjua

Është përuruar nënstacioni i ri policor në Junakë të Zveѯanit. Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, e cila ishte së bashku me ministrin në detyrë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sipas një postimi në Facebook, Haxhiu tha se ky nënstacion forcon praninë institucionale rrit sigurinë dhe fuqizon sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Vendosja e institucioneve të sigurisë në terren është dëshmi e shtrirjes së shtetit dhe e përkushtimit ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim. Prania e policisë mundëson reagim më të shpejtë, ofrim më efikas të sigurisë dhe forcim të besimit në institucionet shtetërore, si themel i stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme”, ka shkruar ajo.

Ajo bëri të ditur se do të vazhdojnë investimet në Policinë e Ksovës, në siguri dhe në forcimin e institucioneve shtetërore, për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të ndërtuar një Kosovë më të sigurt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026