Përurohen tunelet 6-7 dhe rihapet linja hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nën organizimin e Ministrisë së Ekonomisë, sot mbahet ceremonia e përurimit të tuneleve 6 dhe 7, si dhe rihapja e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Fushë Kosovë.

 Në ceremoninë e cila nis në orën 13:00, marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, shefi për Bashkëpunim nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, shefi i BERZH-it, Maslichenko Sergiy dhe kryeshefi i Sh.A. “Infrakos”, Naser Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024