Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është përplasur me deputetët opozitarë në seancën e jashtëzakonshme për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët, raporton KosovaPress.
Ajo ka bërë polemika me deputetin e PDK-së, Përparim Gruda, i cili në një moment i është drejtuar asaj duke i thënë se si kryeparlamentare nuk duhet të lejojë shkeljen e Rregullores së Kuvendit.
“Unë po flas me juve se ju kujdeseni për rregulloren në seancë. Pse jo ty. Për këtë rregullore kujdeseni ju apo jo. Ju jeni autoriteti final për rregulloren. Pse lejon me u shkel rregullorja e Kuvendit”, tha ai.
Polemika me Haxhiun bëri edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ndërkaq asaj ia ndërpreu dy herë fjalën kryeparlamentarja.
Arsye për këtë Haxhiu tha se është dalja nga rendi i ditës.
“Ju lutem të flisni për rendin e ditës. Rregullorja ma lejon që nëse jeni jashtë rendit të ditës ta ndërpres fjalën”, tha ajo
“Tërhiqni këto amendamente, mos e bëni përrallë veten dhe Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Por kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu tha se amendamentet kushtetuese i ka kërkuar presidentja, e jo kryeministri as shumica parlamentare.