Përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor për organizimin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve nesër në katër komunave në veri të Kosovës. KQZ sot ka mbajtur mbledhjen e radhës mbi përgatitjet e votimit në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok. Në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023. Kryeshefi i Ekzekutiv i Sekretariatit Burim Ahmetaj ka thëne se janë identifikuar qendrat e votimeve, pas refuzimit të drejtorëve të shkollave për të mos lejuar votimin në këto objekte. Ai tha se numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.
Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së Ilir Gashi, ka qenë kritik ndaj vendimit të këtij institucioni që të organizojë procesin e votimit në kontejnerë dhe qendra tjera alternative të votimit. Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi ka reaguar ndaj deklarimeve të kolegut të tij, duke e akuzuar për dezinformim. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, disa herë i kërkoi ta ndërpriste fjalën.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.