Debati për planin e punës dhe shqyrtimin e raporteve të auditimit ka shkaktuar përplasje mes deputetëve në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ku nuk kanë munguan edhe ironitë mes tyre.
E gjithë kjo situatë u tensionua kur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, kërkoi që javën e ardhshme të diskutohet një raport i auditimit. Për këtë opozita ka insistuar që fillimisht të kenë një plan të punës të detajuar, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, kërkoi që fillimisht të aprovohet draft-plani i punës së komisionit.
Derisa deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti propozoi që jo më larg se java e ardhshme të përgatitet plani i punës, ndërsa në tre muajt e ardhshëm të fokusohet shqyrtimi i
Edhe deputeti, Artan Asllani është shprehur se fillimisht duhet të kenë planin e punës për Komisionin.
Lidhur me këtë, deputeti Rrahmani ka ironizuar me Asllanin, që “ka votuar buxhetin e Kosovës pa e lexuar”.
“Nuk e kemi votuar buxhetin e Kuvendit të Republikës së Kosovës pa e ditë se çka po votojmë” ka shtuar Asllani.
Derisa ironizimet nga deputeti Rrahmani vazhduan.
Më tej, Gashi bëri thirrje për më pak protagonizëm dhe më shumë analizë të dokumenteve.
“Të kemi një plan të punës, pak më pak protagonizem, e më shumë analizë në dokumente do të na ndihmonte shumë”, ka thënë ajo.
“Ju po thoni që nuk ka nevojë për protagonizem, por për shkak se ky kuvend nuk ka kohë për të humbur”, ka thënë Mustafa.
Gashi ka insistuar në respektim të procedurave.
Derisa, kundërpërgjigje për këtë pati, Rrahmani.
“Deputetja nuk mendoj se mundet me ardhur me na mësua as mu e as administratën a është praktikë apo jo e komisionit kjo. Është hera parë besoj që është pjesë e këtij komisioni, madje as në raportim nuk i ka ra me ardhur. Edhe pse kam vlerësim pozitiv për punën që ka bërë”, ka thënë Rrahmani.
Derisa, deputeti, Taulant Kelmendi nuk u pajtua me këtë deklaratë.
“Nuk pajtohem, nuk është ashtu. Nuk e di çka është kjo nguti kështu. Atëherë pse planin e punës nuk e ke sjellë sot në diskutim”, është shprehur Kelmendi.
“Ky komision udhëhiqet nga opozita. Mos të kthejmë praktikat e katër viteve të kaluara. Hykmete Bajrami e ka udhëheq këtë komision, nuk ka pas mundësi të funksionojë ky komision për shkak të mbivotimit të shumicës”, ka thënë Hoti.
Në fund, Durmishi deklaroi se nëse ka urgjencë, mund të thirret mbledhje edhe këtë javë, por shtoi se nuk duan të paraqesin “arrogancën e numrave”.
Mbledhja e radhës u caktua për të hënën në ora 10:00, ku pritet të diskutohet plani i punës së komisionit.
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka miratuar inicimin e procedurave lidhur me auditimin e pasqyrave vjetore financiare të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komisionit miratuan edhe pikat e tjera të rendit të ditës, përfshirë procesverbalin nga mbledhja e mbajtur më 19.02.2026, si dhe fushëveprimin e Komisionit.