Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve për proceset integruese të vendit. Mbledhja e komisionit ka kaluar me tensione ndërmjet deputetëve të opozitës dhe ministres Hajdari. Opozita kërkoi dorëheqjen e ministres Hajdari për shkak të skandalit me rezervat shtetërore, për të cilat ajo është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale. Ministrja Hajdari gjatë raportimit të saj para komisionit ka përmendur projektet e realizuara gjatë vitit 2023, teksa paralajmëroi reforma të thella për përmirësimin e zhvillimit të biznesit.
Ndërsa, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka pyetur ministren Hajdari për intervistimin e saj nga Prokuroria Speciale për rezervat shtetërore. Sipas Krasniqit, ministrja është akuzuar si e pandehur për vepër penale dhe nuk e ka pranuar se ka qenë në Prokurori për të deklaruar. Krasniqi tha se ministrja Hajdari duhet të sqarojë çështjen e korrupsionit e pastaj të flasë për reformat evropiane. Ministrja Hajdari pas pyetjeve të drejtuara nga deputetët e opozitës për çështjen e deklarimit të saj në Prokurorinë Speciale tha se nuk përgjigjet nga pyetjet të cilat janë pyetje të mediave dhe nuk kanë të bëjnë me komision.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.