Përparim Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përparim Rama bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe
Perparim Rama123456
16/05/2026 - 21:49
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën në Shkup, ku studentët do të protestojnë lidhur me çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

Rama tha se gjuha shqipe nuk është privilegj, porse është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

‘’Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet’’, shkroi Rama.

Postimi:

Gjuha shqipe nuk është privilegj është e drejtë kushtetuese dhe themelore e çdo shqiptari në Maqedoninë e Veriut.

Më 18 maj, para Urës së Gurit në Shkup, studentët ngrihen për të mbrojtur dinjitetin, identitetin dhe të drejtën e tyre legjitime. Kjo nuk është vetëm një betejë studentore është një kauzë kombëtare dhe demokratike.

Heshtja përballë diskriminimit është bashkëfajësi. Prandaj, sot është koha që të gjithë shqiptarët, pa dallim partie, ideologjie apo vendbanimi, të qëndrojnë krah studentëve dhe të kërkojnë me një zë: ligji të zbatohet dhe gjuha shqipe të respektohet.

Sepse aty ku mohohet gjuha, mohohet identiteti. Dhe aty ku mohohet identiteti, rrezikohet vetë barazia.

Prishtina është me ju.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026