Lëvizja Feministe Studentore së bashku me studentet e studentët aktivistë kanë protestuar sot para rektoratit të Universitetit të Prishtinës duke kërkuar përjashtimin e profesorit Xhevat Krasniqi të denoncuar për ngacmim seksual, si dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Etikës për mos reagim ndaj këtij rasti.
Ata kanë vendosur edhe pankarta me mbishkrime duke e cituar profesorin: “Femrën kur e mbulon me jorgan i humb bukuria”, “ Të dyja i keni ly buzët njëjtë”.
Mjeku ka theksuar se sot do të qëndrojnë deri në orën 16:00 dhe se do të vazhdojnë edhe ditëve tjera deri sa të shkarkohet profesori Krasniqi.
Ndërkaq, studentet aktiviste bashkë me Lëvizjen Feministe Studentore do të vazhdojnë të qëndrojë deri në orën 16:00 para rektoratit deri në përfundimin e orarit të Universitetit./A.Drenica/