Përmbytje në Zelandë të Re, vdiqën tre persona
Lexohet për: 1 min.
230128001630-01-auckland-nz-floods-012723
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tre persona vdiqën dhe të paktën një u zhduk si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm, që shkaktoi përmbytje të mëdha dhe evakuime të shumta në Zelandën e Re, tha të shtunën kryeministri Chris Hipkins.

"Humbja e jetës nënvizon vetëm shkallën e madhe të kësaj ngjarjeje moti dhe sa shpejt u kthye në tragjike.", tha Hipkins në një konferencë për shtyp pas takimit me shërbimet e urgjencës dhe vëzhgimit të dëmeve në Auckland.

 "Është e qartë se duhet të bëhet një punë e madhe pastrimi."

Ai udhëtoi për në Whenuapai, në veri të Auckland-it, për të vizituar komunitetet e prekura, raportoi të shtunën Radio Zelanda e Re, degë e CNN-it.

“Kjo është një ngjarje e paprecedentë”, shkroi në Twitter kryeministri Hipkins, përcjell KosovaPress

Auckland, qyteti më i madh i Zelandës së Re u godit keq nga shirat e dendura dhe stuhitë. E premtja ishte dita më e lagësht e qytetit, me rreth 240 mm reshje - e barabartë me shiun e një vere të tërë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024