Arrestohet një 27-vjeçar për lëndim trupor në Shtime, i lënduari dërgohet në QKUK
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Arrestohet një 27-vjeçar për lëndim trupor në Shtime, i lënduari dërgohet në QKUK
Arrestim - arkiv - ilustrim
Foto Ilustruese
28/07/2026 - 10:33
Linku u kopjua

Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim trupor pas një rrahjeje që ndodhi të dielën mbrëma në Shtime.

Policia e Kosovës njofton se më 27 korrik, rreth orës 22:10, ka pranuar një informacion për një përleshje në rrugën “Imer Devetaku” në Shtime.

Pas pranimit të njoftimit, njësitë policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin M.A., 27 vjeç.

Personi i lënduar fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Shtime, më pas është transferuar në Spitalin Rajonal në Ferizaj dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Shtime.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026