Përleshje në shkollën ekonomike në Mitrovicë, nisin hetime ndaj një të miture dhe babait të saj
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përleshje në shkollën ekonomike në Mitrovicë, nisin hetime ndaj një të miture dhe babait të saj
PROKURORIA-MITROVICE1234
21/05/2026 - 16:54
Linku u kopjua

Një incident fizik mes dy të miturave në shkollën ekonomike “Hasan Prishtina” në Mitrovicë të Jugut ka përfunduar me inicim të rasteve penale ndaj një të miture dhe babait të njërës prej vajzave.

Ngjarja ka ndodhur më 26 prill 2026. Sipas burimeve të KosovaPressit, fillimisht një e mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëmoshataren e saj brenda ambienteve të shkollës.

Pas incidentit, dyshohet se babai i vajzës së dëmtuar  ka sulmuar fizikisht të miturën që dyshohet se kishte rrahur vajzën e tij.

Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se ndaj babait është iniciuar procedurë penale për veprën “Lëndimi i lehtë trupor”.

“Në raport me këtë çështje, prokurori kujdestar kompetent nga Departamenti i Përgjithshëm, në raport me babain e përfshirë në këtë rast, ka hapur rast penal për veprën penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndërkohë, Departamenti për të Mitur ka iniciuar rast penal edhe ndaj të miturës, e cila dyshohet për veprën penale “Sulmi”, sipas nenit 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, e mitura është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në prani të mbrojtësit, në përputhje me procedurat ligjore për të miturit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026