“Drenica i dha Fehmi Lladrovcit kuptimin e qëndresës, familja i dha mbrojtjen, lufta i dha emrin”, tha kryetari i Prishtinës, Përpara Rama, në ceremoninë përkujtimore me rastin e ditëlindjes së 70-të dhe 71-të të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, që u mbajt në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë .
Kjo ceremoni u mbajt nën patronatin e kryetarit të Prishtinës.
I pranishëm ishte edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili përkujtoi sakrificën e heronjve duke thënë se pa gjakun e tyre, nuk do ta kishim lirinë.
"Një kënaqësi të jashtëzakonshme kur e dëgjova kryetarin e Prishtinës që ligjëron mbi tabanë e fëmijëve të Jasharëve. Pa gjakun e fëmijëve të Jasharëve... pa gjakun e Luan Haradinajt, Adrian Krasniqit, pa gjakun e Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut, pa gjakun e Rexhep Malës, tërë jetën nëpër burgje e Nuhi Berishës, Kosova dhe ne shqiptarët në tërësi nuk do ishim këto përvjetore", tha Ahmeti."Qëllimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shumë i qartë. Është një rrugëtim i veçantë dhe, përtej kësaj, është i veçantë jo vetëm për shkak të qëllimit të popullit tonë për çlirim, por edhe mënyra se si ata ia kushtuan jetën e vet çlirimit të atdheut.
Prandaj, pranvera ose fillimi i vitit '97 ishte tragjike, ishte e dhimbshme për UÇK-në. UÇK-ja mori disa goditje, edhe priteshin goditje të reja. Kishhte një rrezik, pra, që ato sulme ndaj UÇK-së, , burgosjet, të vazhdonin edhe me pasoja më të mëdha. Ndihej rreziku që sulmi i radhës mund të jetë në Prekaz", u shpreh ai.
Dua t’i falënderoj domethënë dy mixhallarët e mi, Isën, i cili punonte në Gjermani dhe i kishte thënë Fejës: 'Veç studio, sepse në Zagreb nuk është lehtë të kryesh fakultet, sa u përket financave, ekonomisë...' me një fjalë. Dua me falënderu një mijë herë mësuesin dëshmor, i cili përpara na edukoi aq mirë dhe i cili ishte koleg i dëshmorit Fazli Grajçevci dhe bashkëveprimtar me të, e falënderoj shumë", shtoi ai.
“Për Fehmiun dhe Xhevë Lladrovcin, vitet dhe numrat thjesht humbin rëndësinë. Sot shënojmë shtatë dekada nga lindja e tyre, por prania e tyre në kujtesën tonë është më e gjallë se kurrë. Për njerëzit si ata, historia e ka një ligj të prerë: heronjtë kanë vetëm ditëlindje", tha Jashari.
Rruga e Fehmi Lladrovcit nuk nisi në llogoret e luftës, por që në hapat e parë të rinisë së tij. I rritur në një familje, ku atdheu ishte i shenjtë dhe i frymëzuar nga mësuesi i tij, Fazli Grajçevci, ai nuk mori thjesht dije shkollore, por mori një mision.
Fehmiu dhe Xheva e mposhtën vdekjen dhe frikën shumë kohë para se të rrëzoheshin në fushën e betejës. Fehmiu e mposhti frikën që në qelitë e errëta, kur regjimi e dënoi me 10 vjet burg. Ai e dinte se përballë prangave që thyejnë trupin, qëndron gjithmonë ideali që çliron një popull.