Përkujtohen 13 dëshmorët e rënë heroikisht në Kralan të Gjakovës
Lexohet për: 1 min.
277673030_161361832945109_8900372592930297263_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me homazhe dhe nderime janë përkujtuar sot 13 dëshmorët e rënë heroikisht në fshatin Kralan të Gjakovës, 23 vjet më parë.

Sipas një njoftimi të komunës, në këtë ditë janë kujtuar e nderuar dëshmorët Xhavit Islami, Arben Hereqi, Rifat Smajli, Blerim Ahmeti, Shefqet Dervishaj, Rifat Salihu, Sadri Ahmeti, Metë Alija, të gjithë nga fshati Kralan si dhe Ilir Soba e Visar Myftari nga Gjakova, Fehmi e Sadri Shala nga Cermiani dhe Kujtim Qallaku nga fshati Baballoq.

“Në nderim të këtyre dëshmorëve, pos shume bashkeluftëtarëve e banorëve te Dushkajës, homazhe kane bërë edhe përfaqësues të komunës së Gjakovës, këshilltari i kryetarit Ardian Gjini, Xhavit Alijaj dhe zyrtarë tjerë komunal, deputetja e kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari - Lila me bashkëpunëtorë, anëtarë të Kuvendit Komunal të Gjakovës e të tjerë”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025