Përkeqësohet situata me zjarret në Shëngjin, flakët mbërrijnë deri në plazh (Video)
Lexohet për: 2 min.
zjarri-shengjin
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Situata me zjarret që mbeten jashtë kontrollit në Shëngjin vijoi të martën pasdite të përkeqësohet, duke u përhapur pranë zonave të banuara e duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Ndërhyrjet nga ajri e toka nuk arritën të shmangin vatrat e papritura, të cilat arritën deri në hapësirën e plazhit të një rezorti turistik.

Flakët përfshinë shezlongët prej kashte, ndërsa për shuarjen e tyre po ndihmojnë banorët, zjarrfikësit dhe punonjësit e emergjencave civile. Një tendë pranë plazhit po ashtu u shkrumbua nën të njëjtat kushte, si pasojë e ashklave të ndezura të transportuara përmes ajrit nga vatrat aktive, raporton RTSH, transmeton KosovaPress.

Perimetri i vatrave të zjarrit që digjet prej 24 orësh ka vijuar të zgjerohet duke u shoqëruar me panik mes banorëve.

Një vatër e re zjarri në anën e malit, po ashtu e pasuruar me pyje, u përhap me shpejtësi në zonën e rrugës Shëngjin–Velipojë.

Prej mëngjesit të sotëm rreth orës 07:00 ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri. Për shuarjen e flakëve po punojnë rreth 80 forca zjarrfikëse nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024