Pas sulmit kriminal terrorist më 29 nëntor 2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin “Ibër-Lepenc”, kanë vazhduar kontrollet e Policisë së Kosovës në veri të vendit, me qëllim të parandalimit të akteve kriminale, ruajtjes së pronës publike dhe asaj private, si dhe sjelljes së të dyshuar para organeve të drejtësisë.
Gjatë kontrollit sot në një lokacion të Zubin Potokut, në një kotec pulash, të fshehura nën kashtë dhe në disa fuçi të mbushura me drithëra, policia ka zbuluar qese me armë, municion, antiplumb dhe pajisje të tjera ushtarake.
Policia e Kosovës fton qytetarët të vazhdojnë bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe për çfarëdo informate që ndërlidhet me sigurinë të raportojnë në mënyrë anonime në numrat kontaktues 192, 080019999, 038 550 999 dhe e-mail adresën [email protected].