Mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë zyrtarëve të dyshuar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbahet seanca dëgjimore ndaj pesë zyrtarëve të dyshuar
18/07/2025 - 12:57
Linku u kopjua
Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve, zyrtarë të arrestuar dy ditë më parë për veprën penale "keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar".
Avokati Alban Arifi, i cili është mbrojtës i Veton Bytyqit, zyrtar i institucionit të arkives, tha se do të parashtrojnë ankesë nëse caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve.
"Sot u mbajt seanca lidhur me caktimin e paraburgimit për rastin e zyrtarëve të arrestuar para dy ditëve, të zyrtarëve të kadastrit dhe të arkives. Ne i paraqitëm kundërshtimet tona lidhur me caktimin e paraburgimit dhe presim nga gjykata që të refuzohet kjo kërkesë dhe të lirohen me procedurë të rregullt... Sigurisht që do të parashtrojmë ankesë sepse besojmë që nuk ka bazë të mjaftueshme për caktimin e paraburgimit, është çështje qe është duke u hetuar që dy vite dhe kushtet të cilat kërkojnë për masën e paraburgimit nuk ekzistojnë", tha ai.
Vendimi për masën e paraburgimit pritet të merret brenda dy orësh.
Në Prishtinë, Ferizaj dhe Shtime dy ditë më parë është realizuar aksion për bastisje dhe kontroll me urdhëresë të gjykatës. Ky aksion është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku janë arrestuar pesë persona. /Sh.Pajaziti