Përfundon protesta e veteranëve, një protestues dhe dy policë të lënduar
Lexohet për: 1 min.
protesta
2 vite më parë
Linku u kopjua

Protesta e veteranëve në oborrin e Kuvendit ka përfunduar me lëndimin e një protestuesi dhe dy policëve.

Veteranët janë ndjerë të diskriminuar dhe kanë vendosur të protestojnë për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.

Kjo ishte paraparë të shqyrtohej dhe votohej sot në Kuvendin e Kosovës por nuk kaloi për shkak se nuk kishe kuorum.

Me përfundimin e seancës, janë shpërndarë edhe protestuesit, të cilët hynë në oborrin e Kuvendit në tentim për ta ndaluar këtë seancë. Aty u përdorë gazlotësjellës, por që ende nuk dihet sigurt se kush e gjuante. Derisa policia mohon se e kanë gjuajtur gazin lotësjellës, protestuesit thonin se vinte nga ndërtesa e Kuvendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024