Përfundon pjesa e parë mes Liverpoolit dhe Nottingham Forest
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në katër ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Premier Ligën angleze, ku kemi rezultate interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli po barazon pa gola me skuadrën e Nottingham Forest, raporton KosovaPress.

Situatë e ngjashme është edhe në ndeshjen interesante mes Leicester Cityt dhe Wolverhamptonit, veçse këtu të dy skuadrat kanë shënuar nga një gol.

Për Leicester golashënues ishte Kelechi Iheanacho (minuta e 36’), kurse te Wolves golin e shënoi Matheus Cunha (minuta e 13’).

Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.

Brentford 0:0 Aston Villa

Crystal Palace 0:0 Everton

Leicester City 1:1 Wolverhampton

Liverpool 0:0 Nottingham Forest

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024