Përfundon ëndrra për Maqedoninë, Portugalia dhe Polonia vazhdojnë drejt Botërorit “Katar 2022”
Lexohet për: 2 min.
28-Përfundon ëndrra për Maqedoninë
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar dy ndeshjet kualifikuese drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi mësuar edhe dy kombëtare të tjera që kanë siguruar biletat.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Kombëtarja e Polonisë e ka eliminuar Suedinë, duke e mposhtur si vendase me rezultat solid 2:0, përcjell KosovaPress.

Golat te polakët i shënuan ylli i Bayern Munichut, Robert Lewandowski (minuta e 49’), dhe mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski (minuta e 73’).

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tejet interesante mes Kombëtares së Portugalisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, në të cilën vendasit shuan ëndrrat e Enis Bardhit, Arijan Ademit, Ezgjan Alioskit dhe Visar Musliut për “Botëror”.

Portugalia ka shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër Maqedonisë së Veriut, kështu duke siguruar biletën e radhës drejt Katarit.

Heroi i vendasve ishte mesfushori i Manchester United Bruno Fernandes, i cili shënoi dy gola në ndeshjen e sotme, fillimisht në minutën e 32’ për 1:0 dhe më pas në minutën e 65’ për rezultatin final 2:0.

Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme për kualifikueset drejt Botërorit “Katar 2022” i gjeni më poshtë.

Polonia 2:0 Suedia

Portugalia 2:0 Maqedonia e Veriut

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024