Në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media është mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik. Kërkesa për votimin e këtij projektligji patën personat me aftësi të kufizuar, të cilët me anë të saj kërkojnë transport dhe mundësimi i punës online.
Përfaqësuesi i personave me aftësi të veçanta, Gentrit Zeqiri, është shprehur se mungesa e kushteve për transport po ua vështirëson krijimin e kushteve për punë të këtyre zyrtarëve.
Ndërsa, Enver Bajqinca nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), theksoi se kërkesa e tyre lidhet me mos përfshirjen e ARKEP-it në këtë projektligj.
Ndërkaq sa i përket vërejtjeve, këshilltari ligjor për të drejtat e njeriut, Argjend Rubi ka paraqitur vërejtje drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme që sipas tij nuk ka dhënë informacione të detajuara për këtë Projektligj. Ky dëgjim publik është organizuar për marrjen e vërejtjeve, sugjerimeve, propozime, rekomandime për amendamentimin e këtij projektligji.