Serbia mban në paraburgim Avdi Memçajn, reagon avokati Koci
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Serbia mban në paraburgim Avdi Memçajn, reagon avokati Koci
Foto Ilustruese
Avdi Memçaj që jeton prej vitesh në Kroaci dhe është pronar i disa furrave të bukës, që nga 20 maji është në paraburgim në Serbi, nën dyshimin për nxitje të urrejtjes përmes rrjeteve sociale.
Kështu njofoi avokati Arianit Koci, i cili është nformuar për rastin nga familja e Memçajt dhe i është kërkuar ta marr përsipër mbrojtjen e të drejtave të tij.
Avokati tha se rasti nuk është bërë public deri më sot sepse familjarët kishin frikë se kjo mund të ketë pasoja si për Avdiun ashtu edhe për familjen që shpesh kalojnë përmes Serbisë për të ardhur në Kosovë.
Përmes një postimi, Koçi u shpreh se do të shqyrtoj rastin dhe do të ndërmar të gjitha veprimet juridike të nevojshme.
“
Do ta shqyrtoj me seriozitet këtë rast dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet juridike që i lejon ligji për mbrojtjen e të drejtave të tij. Pres edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës që këtij rasti t’i kushtojnë vëmendjen e duhur dhe të ofrojnë mbështetjen e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave të Avdi Memçajt”, shkruan Koci.
Madje ai është shprehur i shqetësuar pas rasteve jo të pakta të shtetasve të Republikës së Kosovës që janë ndaluar gjatë kalimit nëpër Serbi e ku u janë kontrolluar edhe përmbajtjet e telefonave mobile, me këtë avokati bëri thirrje që t’i njoftojnë institucionet e Kosovës dhesipas nevojës, të kërkojnë ndihmë juridike.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.