Përballja e parë e Trepçës në këtë edicion të FIBA Europe Cup
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Rrugëtimi i Trepçës në këtë edicion të FIBA Europe Cup, fillon të mërkurën. Mitrovicasit ndodhen në Grupin H, ku do të kenë përballje mjaft të forta. Në këtë grup garojnë MHP Riesen Ludëigsburg e Gjermanisë, JDA Bourgogne Dijon e Francës dhe Caledonia Gladiators e Skocisë.

Kampionët e Kosovës ndeshjen e parë do ta kenë ndaj JDA Bourgogne Dijon, që zhvillohet të mërkurën (nesër) nga ora 20:00. Më pas do të kenë tri ndeshje si vendas: MHP Riesen Ludëigsburg më 16 tetor, Caledonia Gladiators 23 tetor dhe JDA Bourgogne Dijon më 30 tetor, përcjellë KosovaPress.

Më 5 nëntor do të ndeshen me MHP Riesen Ludëigsburg dhe takimi i fundit është kundër Caledonia Gladiators më 13 nëntor.

Ky është edicioni i dytë radhazi që kampionët e Kosovës do të marrin pjesë në grupet e FIBA Europe Cup.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024