Për shkak të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm po hetohet një rast
Lexohet për: 2 min.
policia-1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme  ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, të martën në mbrëmje, hetuesit  policorë  në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, kanë  identifikuar një lokal ku ushtrohej  veprimtari e lojërave të fatit.

Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar disa pajisje teknike.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme  ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 20 shtator 2022, hetuesit  policorë  në rrugën “Adem Jashari” në Vushtrri, kanë  identifikuar një lokal ku ushtrohej  veprimtari e lojërave të fatit.

 Në lokalin  ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

• 1  televizorë

• 2 shtëpiza te kompjuterit

• gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë

 Lidhur me rastin  në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me  procedurat e mëtejme hetimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025