Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar shtatë ratë të dhunës në familje. Prej tyre, katër në rajonin e Prishtinës, një në Ferizaj, dhe nga një rast në Prizren dhe Gjakovë.
Lidhur me këto raste, deri tani janë arrestuar gjashtë persona.
Pas intervistimit të palëve, i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Derisa në Podujevë raportimi është bërë nga dy vajza të mitura.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur gjithashtu se një person që është arrestuar në Graçanicë pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.
Pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës ka njoftuar edhe për një rast të dhunës në familje në Ferizaj.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovari cili gjendet jashtë vendit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një kallashnikov me 39 copë fishekë dhe një pistoletë me 6 copë fishekë. Rasti në procedurë hetimore”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar tre persona ndërsa lëndime kanë mësuar dy viktima.
Policia ka njoftuar edhe për një rast në Prizren ku një person ka raportuar se djali i tij, dike mos respektuar urdhrin mbrojtës është duke ju afruar dhe penguar atë në punë.