Raportohet një aksident trafiku në Graqanicë, dyshohet për inskenim të ngjarjes
Lexohet për: 1 min.
policiarrugore
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka bërë me dije se më 15 korrik në Graqanicë është raportuar një deklarim i rrejshëm për një aksident trafiku.  

Policia ka bërë me dije se dyshohet për inskenim të ngjarjes.

“Në stacionin policor në Graqanicë është denoncuar një rast aksident trafiku godit dhe ik. Menjëherë pas denoncimit, policia ka shqyrtuar të gjitha rrethanat e deklaruara dhe ato që kanë karakterizuar ngjarjen. Nga hetimi i plotë i të gjitha rrethanave si dhe rishikimin e pamjeve filmike policia ka ngritur dyshimet për inskenim të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Deklarim i Rrejshëm”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025