Për herë të parë në Kosovë është realizuar një intervenim me endoskopi në Spitalin Amerikan. Rreth një orë e gjysmë ka zgjatur operacioni i një fëmije 6-vjeçar, me një patologji në zonën e sinusave. Intervenimi i cili u konsiderua shumë sfidues nga doktor Arsim Thaqi, u realizua të enjten në mëngjes dhe u përfundua me sukses. Prindërit mes emocioneve kanë folur pas operacionit, të cilët kanë shprehur falënderimin ndaj stafit mjekësor.
Doktor Arsim Thaqi, i cili është specialist i Otolaringologjisë tregoi detajet e këtij intervenimi, që siç tregoi, shënon sukses në mjekësinë kosovare.
Patologji të tilla janë të rralla, për çka doktor Thaqi tha se një intervenim i tillë ka qenë shumë sfidues.
"Mendoj që operacionet endoskopike nga zgavrat natyrale të hundës tek fëmijët janë shumë shumë sfiduese. Dhe është operacioni i parë që u krye në Kosovën tonë nga rrugët endoskopike edhe është dhënë maksimumi. Përvoja ime shume vjeçare në këtë fushë edhe për mua sfiduese pasi që në këtë moshë nuk kam operuar asnjëherë në Kosovë dhe kisha dëshirë që ta kryejmë para festave të nëntorit dhe mos të largohen fëmijët tanë jashtë shtetit", shtoi ai."I kemi besuar prej momentit të parë [doktorit], dhe kemi pasur shumë besim se ka është rast më specifik. Edhe djali i vogël, gjashtë vjet, është dashur patjetër të operohet. Pas konsultave me doktorin, jemi konsultuar dhe e kemi parë që është e domosdoshme që të operohet dhe e falënderojmë doktorin shume dhe jemi shumë krenar që kemi doktor të tillë në Kosovë dhe të arrit kësi operacione", përfundoi Kamberi.