Për herë të parë në Kosovë nis shërbimi i sedacionit inhalator në Stomatologji
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitoi sot Qendrën Klinike Universitare Stomatologjike, ku pa nga afër fillimin e shërbimit për përdorimin e sedacionit inhalator në praktikën stomatologjike të shërbimit stomatologjik pediatrik, shërbim ky që funksionalizohet për herë të parë në vendin tonë dhe njëherësh i vetmi në rajon në sistemin publik të shërbimeve dentare.

Vitia theksoi se në fokus të politikave shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë janë shërbimet e stomatologjsë për fëmijët, me theks të veçantë programet edukative, preventive dhe ato terapeutike.

“Ndihem i lumtur që sot jam në mesin tuaj me rastin e fillimit të këtij shërbimi kaq të rëndësishëm dhe të domosdoshëm, sidomos për fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët të cilët nga ankthi, frika dhe nga procedurat të tjera stomatologjike u pamundësohet qasja në shërbime stomatologjike dhe si pasojë e dhëmbëve të prishur u cenohet rritja dhe zhvillimi i tyre”, tha ai. 

Vitia tha se në bazë të raporteve nga shërbimet primare, gjendja e shëndetit oral te fëmijët është e pakënaqshme dhe nga kjo, në bashkëpunim me Odën e Stomatologëve të Kosovës do të hartohet Strategjia Nacionale për Shërbimet Stomatologjike, e cila do të ketë në fokus edukimin mbi shëndetin oral, shërbimet preventive dhe konservative ndaj fëmijëve në moshën e re.

Sedacioni inhalator për pacientin nuk shkakton analgjezion të plotë, por ka për qëllim reduktimin e frikës dhe ankthit gjatë trajtimit, rritjen e pragut të ngacmueshmërisë së dhimbjes, minimizimin e lëvizjeve të padëshirueshme dhe reagimet ndaj trajtimit stomatologjik, si dhe përmirësimin e komunikimit dhe kooperimit të pacientit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024