Për herë të parë mbi 2 mijë mjekë e profesorë obligohen ta deklarojnë pasurinë në APK
Lexohet për: 3 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në Kosovë, mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë janë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Brenda afatit një mujor, i cili do të përfundojë më 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, janë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor.

Kështu thotë drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, derisa tregon se ndëshkimet ndaj këtyre dy kategorive në rast se nuk i përgjigjen thirrjes për deklarim të pasurisë, vijojnë me gjobë monetare e deri me burg efektiv.

Në një intervistë për KosovaPress, Buleshkaj potencon se vitin e kaluar kanë dorëzuar 90 kallzime penale për mos deklarim të pasurisë nga zyrtarët publik. Ai shton se këtë vit pritet që numri i atyre që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë, të arrijë në afro 13 mijë, dy mijë më shumë se vitin paraprak.

Buleshkaj për KosovaPress thekson se ndëshkimet fillestare ndaj atyre që nuk e deklarojnë pasurinë brenda afatit të caktuar janë të dy niveleve, derisa shton se ndëshkimi i parë është administrativ, për çka do t’u shqiptohet një gjobë mandatore në shumën prej 30 për qind të pagës së tyre. Ai tutje potencon se ndëshkimi tjetër përfshinë kallëzimin penal, për çka thotë se dënimi mund të variojë nga tre deri në pesë vjet burg efektiv, varësisht nga shkeljet.

Ndër të tjera, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj thotë se në vitin 2023 kanë dorëzuar rreth 180 kallzime penale më pak se vitin 2022 për mos deklarim të pasurisë. Ai shpreson që të vazhdojë ky trend pozitiv dhe mos të ketë ngritje të këtij numri. Ndërkaq, Buleshkaj potencon se nga katër mijë sa ishte numri i zyrtarëve publik në vitin 2022 që ishin të obliguar ta bënin deklarimin e pasurisë, ky numër vitin e kaluar arriti në 11 mijë, derisa shtoi se këtë vit do shkojë deri nën 13 mijë.

Në fund, Buleshkaj iu bën thirrje të gjithë mjekëve dhe profesorëve që janë të obliguar ta bëjnë deklarimin e pasurisë, t'i përgjigjen pozitivisht ligjit brenda afatit të përcaktuar, në mënyrë që mos të ketë ndëshkime. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024