Për 22 ditë policia në Pejë arreston 38 persona të kërkuar me urdhër të gjykatave
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Për 22 ditë policia në Pejë arreston 38 persona të kërkuar me urdhër të gjykatave
Policia e Kosoves-29 maj 2026a-Laura Hasani
24/06/2026 - 08:44
Linku u kopjua

Stacionet policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Pejë kanë arrestuar 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave gjatë periudhës nga 1 deri më 22 qershor.

Sipas një komunikate të Policisë, personat e arrestuar dyshohen për vepra të ndryshme penale dhe arrestimi i tyre është bërë në zbatim të urdhëresave të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Prej tyre, 13 persona janë dërguar për vuajtje të dënimit në qendrat e paraburgimit, ndërsa 25 të tjerë janë dërguar në seanca gjyqësore. Pas pagesës së dënimit me gjobë, këta të fundit janë liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e urdhëresave të gjykatave dhe arrestimin e personave që kërkohen nga organet e drejtësisë. /Kosovapress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026