Pelosi: Dhoma Përfaqësuese javën e ardhshme diskuton për projektligjin mbi TikTok
Lexohet për: 2 min.
Nancy Pelosi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan Nancy Pelosi tha sot se ajo ende nuk ka vendosur nëse Dhoma e Ulët e parlamentit do t'i bashkohet Senatit në mbështetjen e një projektligji që ndalon punonjësit e Departamentit të Shtetit të përdorin pajisje në pronësi të qeverisë amerikane aplikacionin kinez TikTok.

Pelosi u tha gazetarëve një ditë pas votimit në Senat mbi projektligjin se ata po kontrollonin me administratën vetëm për gjuhën, jo për kundërshtimin e idesë.

Ajo njoftoi se projektligji do të jetë në agjendën e Dhomës së Përfaqësuesve javën e ardhshme.

Në mënyrë që ligji të bëhet i vlefshëm, ai duhet të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden.

Komiteti i Departamentit të Shtetit për Investimet e Huaja në SHBA (CFIUS), një organ i fuqishëm i sigurisë kombëtare, është përpjekur prej muajsh të arrijë një marrëveshje për të mbrojtur të dhënat e më shumë se 100 milionë përdoruesve të TikTok, por duket se një marrëveshje nuk do të arrihet para fundit të vitit.

TikTok tha sot se projektligji i Senatit nuk do të avancojë interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Dakota e Veriut, Idaho dhe Iowa këtë javë iu bashkuan një numri në rritje të shteteve amerikane që ndalojnë TikTok në pajisjet shtetërore për shkak të shqetësimeve se të dhënat mund t'i kalojnë qeverisë kineze.

Shumë agjenci federale amerikane tashmë e ndalojnë TikTok në pajisjet në pronësi të qeverisë.

Ish-presidenti i SHBA Donald Trump u përpoq në vitin 2020 të bllokonte përdoruesit e rinj nga shkarkimi i TikTok dhe të bllokonte efektivisht përdorimin e aplikacionit në SHBA, por ai humbi një sërë çështjesh gjyqësore në lidhje me atë masë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025