Pele shtrohet sërish në spital
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Legjenda e futbollit brazilian Pele është shtruar sërish në spital në Sao Paulo që nga e hëna, si pjesë e trajtimit të tij për kancerin e zorrës së trashë.

Lajmi është konfirmuar nga qendra spitalore “Albert Einstein” ku ai po trajtohet dhe gjendja e tij po konsiderohet e qëndrueshme, dhe ai duhet të lirohet nga spitali në ditët në vijim

I konsideruar nga shumë si futbollisti më i madh i të gjitha kohërave, Pele është lojtari i vetëm në histori që ka fituar tre Kupa Botërore (1958, 1962 dhe 1970), transmeton KosovaPress.

I njohur në Brazil si "O Rei" ose "Mbreti", 81-vjeçari duhet të shkojë në spital të paktën një herë në muaj për t'iu nënshtruar kontrolleve dhe për të vazhduar kimioterapinë kundër tumorit të zorrës së trashë që u zbulua shtatorin e kaluar.

Përpara diagnozës së kancerit të zorrës së trashë, që bëri që Pele të shtrohej në spital për një muaj vitin e kaluar, ish-ylli i Santosit dhe skuadrës braziliane u shtrua në spital në Paris në vitin 2019 dhe u transferua në Sao Paulo për të hequr një gur në veshkë.

Në vitin 2014, futbollisti legjendar u fut në terapi intensive për shkak të një infeksioni urinar që e detyroi të bënte dializë në veshkën e majtë, pasi e djathta iu hoq në vitin 1970 për shkak të një dëmtimi kur ai ishte ende lojtar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025