Peja e Trepça vazhdojnë sot ëndrrën në FIBA Europe Cup
Lexohet për: 1 min.
4-Peja Trepca
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampionia e Kosovës në basketboll, KB Peja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, KB Trepça, do të vazhdojnë sot ëndrrën në garat evropiane, respektivisht në FIBA Europe Cup.

Me fillim nga ora 18:30 palestra sportive “Hala Miejska” në Stargard të Polonisë do të jetë nikoqire e përballjes mes Spojnia Stargard dhe KB Pejës, raporton KosovaPress.

KB Peja në ndeshjen e fundit e mposhti 99:84 Den Bosch, kurse Spojnia Stargard pësoi humbje 66:84 kundër Chemnitz.

Pejanët renditen në vendin e dytë në Grupin H me tre pikë pas dy ndeshjeve, aq sa ka edhe Spojnia Stargard në vendin e tretë.

Ndërkaq, KB Trepça me fillim nga ora 20:00 luan në palestrën “Sportica” të Gravelinës kundër Gravelines-Dunkerque.

Trepça e nisi me humbje aventurën në këtë garë, duke u mposhtur nga Leiden me rezultat të thellë 84:54, sikurse Gravelines-Dunkerque që pësoi humbje nga po i njëjti klub me shifrat 77:69.

Trepca zë vendin e fundit (4) në Grupin G me një pikë, pesë sosh më pak se Leiden në vendin e parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024