Komuna e Pejës po e konsideron të padrejtë ndarjen e buxhetit të vitit 2024 të paraparë nga Qeveria e Kosovës me arsyetimin se ndarja buxhetore po bëhet në baza partiake.
Ndërsa, në krahasim me ndarjen e buxhetit të viteve të kaluara kjo komunë ka përfituar shuma më të mëdha, se sa tash në udhëheqje të nivelit qendror Lëvizjen Vetëvendosje.
Abazaj thotë se ndarja e buxhetit për komuna duhej të ishte shpërndarë në mënyrë proporcionalë. Sipas tij, kjo nuk ka ndodhur për shkak se Peja si komunë nuk qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje dhe për këtë arsyeje i është ndarë buxhet më pak.
Drejtori për Financa, Abazaj shtoi se Pejës i janë të premtuara dy projekte të reja në vlerë prej 400, 000 mijë euro, ndërsa projektet e tjera janë të ripërsëritura. Sipas Abazit, ato nuk llogariten projekte të reja dhe se për vitin 2024, duhet të kishte më shumë buxhet për këtë komunë.
Kuvendi i Kosovës të enjten ka miratuar në parim Projektbuxhetin për vitin e 2024 në vlerë 3 miliardë e 314 milionë euro. Në këtë seancë partitë opozitare, kanë kritikuar Qeverinë për hartimin e këtij projektbuxheti, i cili sipas tyre është i varfërisë dhe stagnues.
Në anën tjetër, kryeministri, Albin Kurti gjatë prezantimit të këtij projketligji në Kuvend, ka thënë para deputetëve se me buxhetin e vitit 2024 ka rritje të buxhetit për komunat ku janë paraparë 742 milionë euro.