Vizita institucionale në Reggio Emilia nga ministrja e Arsimit e Republikës së Kosovës – Arbërie Nagavci, e shoqëruar nga zëvendësministrja Edona Maloku Berdyna.
Vizita është pjesë e projektit PEDAKOS “Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor për Kosovën”, një projekt bashkëpunimi ndërkombëtar trevjeçar (2019-2022) i zbatuar nga OJQ Volontari nel Mondo RTM, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe financuar nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar.Vizita mundësoi të forcojë njohjen e Ministrisë të Arsimit të Kosovës – partner i projekti – me vlerësimin edukativ dhe sistemin e shërbimeve të integruara edukative 0-6 të Reggio Emilia. Për këtë arsye, programi ka pasur momente analize mbi historinë, kulturën, politikën dhe pedagogjinë e fëmijëve dhe institucioneve parashkollore edukative të qytetit, dhe vizitë vendeve më domethënëse të Qendrës Ndërkombëtare Loris Malaguzia, Kopshtit i ffëmijëve “Diana”, çerdhes "Gulia Maramotti ”, dhe REMIDA - Qendra për Riciklimin Kreativ të Materialeve.
“Shpresoj që bashkëpunimi mes Reggio Emilia-s dhe Kosovës të vazhdojë dhe të forcohet edhe në të ardhmen, për të vazhduar angazhimin tonë të përbashkët në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme, që është prioritet i qeverisë sonë”- deklaroi Ministrja Arbërie Nagavci."Reggio Emilia ka qenë gjithmonë e përfshirë në një rrjet të dendur marrëdhëniesh ndërkombëtare që kanë si qëllim mbrojtjen e fëmijëve - tha kryetari i Reggio Emilia, Luca Vecchi - Duke u nisur nga përvoja e virtytshme dhe unike në botë që është Reggio Children dhe jemi të lumtur nëse studimet dhe përjetimet e trojeve tona mund të jenë te dobishme për të tjerët, ashtu siç jemi gjithmonë të hapur për shkëmbime dhe për forma të njohjeve të ndërsjella që mund ti pasurojnë palët e ndryshme të përfshira që rrjedhin nga dialogje institucionalë që krijohen”.