PEDAKOS - Institucioni parashkollor me bazë në komunitet Botanika hapi dyert për Seminarin përmbyllës të aktiviteteve të projektit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 14 janar, IP Botanika hapi dyert për Seminarin final i cili përmbylli aktivitetet e saja të parashikuara nga projekti PEDAKOS. Seminari kishte për qëllim përhapjen e praktikave të mira të zhvilluara nga ky institucion parashkollor në vazhden e 3 viteve të projektit me mbështetjen e stafit të organizatës implementuese Volontari nel Mondo RTM.

Në Seminar morën pjesë përfaqësues të IP-ve të Prishtinës, përfaqësues të Qendrës Burimore Përparimi, Prishtinë, përfaqësues të prindërve të fëmijëve, stafi IP Botanika, dhe përfaqësues të organizatës implemntuese të projektit PEDAKOS. 

Drejtoresha e kopshtit dhe koordinatorja e cilësisë se kopshtit Botanika udhëhoqen të ftuarit në një vizitë nëpër të gjitha hapësirat e kopshtit, të mirëmbajtura, të mëdha dhe të ndritshme, duke përfshirë edhe atelienë e re të kopshtit.

Më pas, pjesëmarrësit u ftuan të ndjekin një prezantim mbi projektin PEDAKOS dhe filozofisë edukative që frymëzohet nga Qasja Reggio Emilia.

Kopshti Botanika përmës një prezantimi paraqiti një përvojë të ndryshimit të IP Botanika gjatë projektit PEDAKOS përmes së cilit prezantuesit theksuan riorganizimin e mjediseve sipas nevojave të fëmijëve, kujdesin ndaj materialit, përvojat edukative dhe rëndësinë e krijimit të një dokumentimi të përshtatshëm edukativ që i bën të dukshme proceset e mësimnxënies së fëmijëve. Gjatë prezantimit theks i veçantë iu kushtua përshkrimit të përvojave më domethënëse edukative të realizuara nga kopshti gjatë muajeve të fundit, të cilat u fokusuan në temën e ushqimit, artit dhe përdorimit të materialeve të ricikluara. Këto përvoja shpesh kanë përfshirë edhe prindërit, duke krijuar momente të veçanta loje dhe ndërveprimi mes të rriturve dhe fëmijëve.

Nëna e një vajze të vogël frekuentuese e IP Botanika, Fata Rexhepi Mehmeti, theksoi se nga këndvështrimi i saj si prind pjesëmarrës në aktivitete të organizuara nga Botanika me një qasje ndryshe ka bërë që prindërit dhe fëmijët të krijojnë kujtime shumë të bukura së bashku në kopsht, prandaj siç tha ajo, këto momente lënë gjurmë pozitive tek prindërit.

Seminari përfundoi me një drekë të përbashkët, një moment gëzimi dhe bashkëndarjeje që forcoi lidhjet midis pjesëmarrësve duke u bërë kështu një nismë e mirë në funksion të krijimit të një rrjeti vetëmbështetës dhe frymëzimit të ndërsjellë midis institucioneve parashkollore.

 Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024