Peci thotë se LDK nuk e përmendi sot Rugovën: Tash jeni Rruga e re
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Peci thotë se LDK nuk e përmendi sot Rugovën: Tash jeni Rruga e re
21 orë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në seancën e sotme plenare ka thënë se diskutimet morale bëhen në kisha dhe xhamia, derisa u shpreh se amanetin e presidentit, Ibrahim Rugova për të siguruar bukën e motmotit tashmë e kanë quar në vend.

“Në aspektin moral flasim sa të doni, por diskutimet për kategoritë morale më shumë është vend në kisha dhe xhami. Sot është 2 dhjetori sikur presidenti historik, Ibrahim Rugova do të ishte në jetë ai do t’i kishte 80 vjet e njëri prej amaneteve të tij ka qenë të angazhohemi fort që të sigurojmë bukën e motmotit. E kemi siguruar bukën e motmotit nuk dëgjova prej LDK as Ibrahim Rugovën në datën 2 dhjetor, nejse na falni se ju jeni tash Rruga e re”, tha ai.

Seanca plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar. Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024